Statistika thotë njërën, Murinjo tjetrën Kush ka më shumë fitore- Mou apo Pep?

Menaxherët të cilët lanë shenjë në dekadën e fundit Pepe Guardiola dhe Jose Mourinho, sot përsëri do ti matin forcat në derbin e Mançesterit. Nëse Messi dhe Ronaldo janë  rivalë në fushën e futbollit, Mou dhe Pep janë jashtë saj.

Murinjo dhe Guardiola duke u përshëndetur në Bernabeo

Të gjithë i mbajmë mend duelet e tyre, kur Portugezi ishte te Interi, kurse Guardiola te Barcelona , e pastaj duelet vazhduan kur Murinjo u bë pjes e Realit.

Nga sezoni i kaluar erdhi koha që të dy menaxherët të përballen në ligën më atraktive, më të shtrenjtë në Botë, Premier Ligë, e pikërisht dueli i sotëm është më i rëndësishmi.

„Mirror“ ka publikuar se kush është më i suksesshmi në këtë duel. Sipas mediumit elit Pepe dhe Mou janë ballafaquar 19 herë, ku më i suksesshëm është Guardiola.

Spanjolli deri tani ka regjistruar nëntë fitore, Murinjo katër, kurse gjashtë ndeshje kanë mbaruar me barazim.

Murinjo dhe Guardiola duke u përshëndetur në Old Trafford.

Mirëpo Murinjo nuk do të ishte „Special One“ nëse nuk to të gjente vërejtje. Kjo statistikë s’duhet të merret shumë seriozisht pasi që sipas tij ai ka triumfuar në ndeshje më të rëndësishme.

„Statistikat tuaja janë shumë të këqija, shumë të këqija. Shikojini fitoret e mia do të shihni se ndeshjet kyçe i kam fituar unë“ ka deklaruar Portugezi.

Derbi i sotshëm do të luhet me fillim prej ores 17:30 në „Old Trafford“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here