Buffon do të luaj edhe për një sezonë?

Portjeri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon kohë më parë deklaroi se ky do të ishte sezoni i tij i fundit në karrierën e tij, mirëpo mediat Italiane paralajmrojnë se ai mund të mbrojë edhe për një sezonë.

Buffon më herët kishe deklaruar se ai mund ta ndërronte vendimin e tij nëqoftëse Juventus do të fitonte Champions League.

Megjithatë Buffon ka pasur takim me drejtorin sportiv Beppe Marota ku është shprehur se do të donte që edhe një sezonë tjetër të mbronte, nëqoftëse klubi ka dëshirë për këtë.

Buffon u bë portjeri më i shtrenjtë në historin e futbollit kur në vitin 2001 u transferua nga Parma te Juventusi për 53 miliona euro. Buffon në Janar do të mbush 40 vjet.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here