Raiola në akcion: Bind Donnarummën të ndërroj klub!

Mediat Italiane bëjnë të ditur se superagjenti Mino Raiola ka gjetur klub të ri për Donnarummën dhe se po e bind atë të largohet nga Milani.

PSG kërkon portier dhe kjo tashmë është e ditur. Trapp kërkon largimin që në Janar për  ta ruajtur vendin e tij në kombëtare, kurse kryesia e klubit nuk ka shumë besim te Areola.

Dëshira e tyre është Gigi Donnarumma dhe tashmë kanë filluar operacionin për sjelljen e tij në Paris. Mediat bëjnë të ditur se Milan është në krizë financiare dhe se „sheikët“ janë në gatshëm ta shfrytëzojnë këtë situatë.

Donnarumma te Milani përfiton 6 milion euro në vit kurse PSG janë të gatshëm të paguajnë dyfishin 12 milion euro në vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here