Arsenal në tentativën e fundit për ta mbajtur Ozil

Arsenal do ti bëjë ofertë playmakerit të tyre Mesut Ozil, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, transmetojnë mediat Angleze.

Ozil refuzoi kontratën e mëhershme sipas të cilës parashikohej që të fitone 250 000 paund në javë. „Topxhinjtë“ janë të gatshëm që ti ofrojnë atij 300 000 paund në javë.

Nëqoftëse Ozil do ta nënshkruaj kontratën e re ai do të bëhet futbollisti më i paguar në historin e Arsenalit.

Sipas mediave Britanike Manchester United dhe Barcelona kanë treguar interesim të madh për mesfushorin, duke e kontaktuar agjentij e tij.

Në „Emirates“ nuk besojnë te mundësia se mund ta mbajnë Sançezin, por do të bëjnë të pamundurën për ta mbajtur gjermanin në skuadrën e tyre.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here