Liverpool ka gjetur zëvendësimin e Coutinhos, gati 90 miliona

E ardhmja e Coutinhos në Anfield nuk është e qartë, Braziliani kërkoi transferimin te Barcelona dhe është vetëm çështje kohe kur do të realizohet.

Mediat Angleze transmetojnë se Coutinho dhe Liverpool kanë marrëveshje, që Coutinho të qëndoj në skuadër deri në fund të sezonit deri sa ta gjejnë zëvendësuesin e duhur.

Sipas mediave ishullore Liverpool e dëshiron yllin  e Monacos, Tomas Lemar pasiqë e shohin atë si zëvendësues ideal të Coutinhos.

“L’Equipe” bën të ditur se Klopp ka gati ofertën prej 90 milion eurosh.

Për Lemar inters kanë treguar edhe Chelsea,PSG dhe Barcelona , kurse Arsenal gjatë verës ofroi 90 milion euro për nënshkrimin e tij.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here