Pogba: Nuk jam penduar që zgjodha Manchesterin para Real Madridit

Ylli i Manchesteri, Paul Pogba ka zbuluar  se ka pasur ofertë nga Real Madridi para se të largohej nga Juventus.

Francezi ka pranuar se ka pasur kontakte me „madrilenët“ dhe se ka qenë shumë afër arritjes së marrëveshjes, por ka preferuar që të transferohet në „Old Trafford“.

“Nëse duhet të jem i sinqertë, kisha ofertë nga Real Madrid, kemi biseduar dhe kam qenë shumë afër transferimit në Madrid, por mendoja edhe për Manchester United. Zemra më thoshte të zgjedhja Manchesterin dhe atë bëra, nuk jam penduar aspak” ka deklaruar Pogba.

Pogba pas 5 viteve te Juventus u kthye në „Old Trafford“ për një shumë rekorde 105 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here