Raiola hedh në gjyq Milanin!

Sipas mediave Italiane agjenti Mino Raiola, do ta hedh në gjyq Milanin dhe do të kërkojë prishjen e kontratës së Donnamës.

Këtë verë Donnarumma nënshkruajti një kontratë të re edhe pse agjenti i tij nuk ishte i pajtimit. Sipas „Corriere Della Sera“ agjenti po përgatit një shok për „rosonjerët“.

Gjatë nënshkrimit të kontratës Raiola nuk ka qenë i pranishëm, kurse në kontratë është parashikuar që klauzola e tij të jetë 40 milion euro, kurse nëse kualifikohet Milan në Champions League 70 milion euro.

Por Milan nuk i ka plotsuar këto kushte në kontratë, prandaj Raiola kërkon që kontrata të prishet. Gjithashtu Donnarumma e kërkon këtë gjë pasi sipas tij ai ka qenë në presion psikologjik dhe se nuk e ka lexuar kontratën me vëmendje. Avokatët kërkojnë prishjen e kontratës në bazë të nenit 1435 nga Kodi Civil i Italisë.

Raiola kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe ta bëjë Donnarumën lojtar të lirë.

Sipas shpekulimeve Raiola ka marrëveshje me PSG dhe do të përfitonte një shumë të majme nëse  arrin ta çojë Donnarummën te „sheikët“.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here