Video: Për shkak të kësaj deklarate Messi është i urryer te fansat e Chelsea!

Chelsea dhe Barcelona janë klube të cilat në 12 vitet e fundit kanë dhuruar dramë në ndeshjet e Champions League.

Shorti i djeshëm i vendosi këto dy skuadra përsëri përballë njëra tjetrës.

Në vitin 2006 skuadrat u ndeshen në çerekfinale, Tiago Mota shënoi autogol dhe Chelsea ishte në epërsi, të njejtin gabim bëri Terry dhe pjesa parë mbaroi 1-1. Në fundin e ndeshjes shënoi Eto dhe Barcelona  mori fitoren. Në ndeshjen kthyese loja përfundoi 1-1 por ra në sy i riu Messi i cili po shfaqej në skenën e madhe.

Argjentinasi nxorri karton të kuq pasi u godit në gju nga Arteta.

Pas asaj ndeshjeje Messi u bë lojtari më i urryer nga fansat e Chelseat.

“Në Barcelonë më shumë urrejmë Chelsin sesa Real Madridin, na pëlqen si luan Liverpool, Manchester United por vetëm Chelsea jo”,kishte deklaruar atë kohë Messi.

Messi ka luajtur kundër Chelsit në 8 ndeshje dhe ka goditur 29 herë por asnjëherë nuk ka shënuar gol.

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here