PSG nuk kursen para kur vë në shënjestër ndonjë lojtarë.
E sjellën Neymarin si transferin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, e sollën Mbappe si tinejxherin më të shtrenjtë dhe tani kanë në shënjestër një portjer.
Sipas “AS” PSG janë të gatshëm që sezonin e ardhshëm ta sjellin Jan Oblak nga Atletico për 100 milionë euro. Nëse ky transferim realizohet Oblak do të bëhej portjeri më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
Nëse Atletico e shet atë, përveç të hollave do ta marrin Pastoren dhe portjerin Trapp.