Konte: Nuk ka skuadër që mund ta ndalon Cityn

Trajneri i Chelsea, Antonio Konte ka deklaruar se Manchester City është favorit apsolut për ta fituar titullin e Premier League dhe nuk sheh skuadër që mund ti ndalon cityzens.

Italiani pranoi se skuadra e tij nuk është e aftë ta ngushtojë diferencën e 11 pikëve, edhe pse “blutë” triumfuan lehtë kundër Huddersfield.

“Ne gjendemi në pozitë të mirë, por për momentin ka skuadër e cila nuk po ndalon.Në rast të kundërt ne do të luftonim për titullin me Manchester United, Arsenal, Tottenham.Kjo nuk don të thotë se nuk do të mundohemi ti arrijmë ata, por do të na duhet të fitojmë në të gjitha ndeshjet dhe të presim një seri gabimesh nga ata”, ka deklaruar Konte.

“Jam shumë i kënaqur për 3 pikët kundër Huddersfield. Mos harroni se ata e mposhtën Unitedin dhe i krijuan probleme Cityt. Ajo çfarë nuk më pëlqeu ishte goli që pranuam”, u shpreh Konte.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here