Vettel: 2018-ta viti i duhur për titull

Sebastian Vettel mendon se vitin tjetër ka shansin e madh për të fituar titullin kampion me Ferrari, teksa këtë sezon iu afrua shumë ëndrrës për të fituar trofeun e madh me “kokëkuqen”, por dështoi në pjesën e dytë të sezonit.

Piloti gjerman i Ferrarit e udhëhoqi botërorin e Formula 1 deri në shtator, por më pas u detyrua të hapë krahun dhe të pranojë supremacinë e Hamilton. “Nuk ishte ku rezultati që dëshironim, por për shumë arsye dështuam në garat e fundit, duke mos ditur të përfitojmë nga mundësitë dhe të menaxhojmë avantazhin që kishim”, tha Vettel.

Vettel duke festuar

Pavarësisht kësaj, ferraristi nuk dekurajohet dhe premton se vitin tjetër do të jetë në sulm për të fituar titullin e 5-të kampion në karrierë. “E di që do të ketë më shumë rivalitet, por kjo do t’i bëjë mirë Botërorit dhe unë besoj se Ferrari do të jetë aty, mes ekipeve më të mira. 2018-ta është viti i duhur për ta fituar titullin dhe besoj se gabimet e këtij viti do të na shërbejnë si një leksion i vyer për të ardhmen. Asnjërit prej nesh nuk i lejohen më dështime, ndaj duhet të përligjim besimin me fitore”, deklaroi sot për mediat piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here