Donnarumma në lotë!

Gigi Donnarumma përjetoi një natë të vështirë në “San Siro”, të mërkurën, pasi tifozët e Milanit reaguan karshi informatave të publikuara në Itali, ku është thënë se Mino Raiola ka kërkuar për ta prishur kontratën e portierit me klubin kuqezi për “dhunë morale”.

Tifozët treguan një baner në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Veronas (3-0), në të cilin e kritikonin atë, duke përmendur pagën e tij, nënshkrimin e vëllait si “parazit” dhe i kërkonin të largohet nga klubi. Të paktën, portieri italian u mbështet nga bashkëlojtarët.

Shembulli më i mirë i kësaj ishte inkurajimi që donte t’i jepte Bonucci, kapiteni kuqezi, përpara se të dilte në fushë, pas pritjes armiqësore që iu rezervua nga tifozët. Pas ndeshjes, trajneri Gattuso i ka dalë në mbrojtje portierit të tij: “Është një fëmijë, vetëm 18 vjeç. Ne duhet ta falënderojmë për atë që po bën. Gigio do të ketë gjithë mbrojtjen time. Ndihem i tmerruar në lidhje me atë që ndodhi. Ai nuk e meriton atë trajtim. Për fat të mirë kanë qenë vetëm 9000 njerëz në stadium, imagjinoni nëse 50.000 do ta kishin fyer atë”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here