Ribery në historinë e Bayernit

Franck Ribery ka regjistruar një rekord  të ri me Bayern e Mynihut në ndeshjen e kampionatit kundër Koln. 

Mesfushori Francez është bërë lojtari jogjerman me më shumë paraqitje në historinë e klubit bavarez. Për lojtarin 34-vjeçar takimi i së mërkurës ndaj Kolnit, ishte sfida 366 me fanellën e skuadrës gjermane në të gjitha ndeshjet. Këtë rekord më parë e mbante boshnjaku Hasan Salihamidzic.

Francezi luan prej më shumë se 10 vjetësh me kampionët në fuqi të Bundesligës, me të cilët ka shënuar 112 gola në të gjitha kompeticionet dhe fituar plot 7 tituj kampion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here