David Luiz me ultimatum-Real Madridi dhe United me sy nga ai!

Mbrojtësi i skuadrës së Chelsea, David Luiz dhe menaxheri Antonio Conte kanë  pasur një bisedë ku kanë sqaruar gjërat.

Braziliani u largua nga skuadra e parë pasi kritikoi trajnerin Conte për mënyrën e lojës kundër Romës.

Pas asaj David Luiz pati lëndim në gju dhe mungoi për 3 javë. Mediat Angleze presin që David Luiz të startojë nga minuta e parë kundër Southhampton.

Luiz ka pasur një bisedë me Konten ku i ka treguar se në rast se nuk luan rregullisht do të kërkojë largimin që në Janar. “Express” bënë të ditur se ky muaj do të jetë vendimtarë për të ardhmen e tij tek Chelsea.

Braziliani ka dëshirë që të luaj, që të jetë në formën optimale për Botërorin e Rusisë, kurse interes për të kanë treguar Real Madridi dhe Manchester United.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here