Marca: Barcelona sjell yllin e United për 0 euro!

 E përditshmja Marca ka bërë të ditur se Barcelona është e interesuar që ta sjellë në rradhët e saj lojtarin e Manchester United, Daniel Blind.

Holandezi këtë sezonë po luan shumë pak minuta, dhe nuk është i kënaqur me statusin e tij dhe si duket në fund të sezonit do të largohet nga Manchesteri.

Kontrata e Blind me “djajtë e kuq” skadon në fund të sezonit dhe nuk ka interesim nga asnjëra palë për vazhdimin e saj.

Barcelona është e gatshme të përfitojë nga kjo situatë dhe ta sjellë Holandezin në “Camp Nou”.

“Katalanasit” kanë kontaktuar me agjentin e tij, kurse Valverde ka dhënë sinjalin e gjelbërt për transferimin e tij. Bëhet fjalë për lojtar që mund të luaj në repartin e mesfushës dhe mbrojtjes.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here