Mourinho konfirmon lajmin e keq: Duhet të shkojë në operacion!

Mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly do të duhet të operohet pas lëndimit , ka konfirmuar Mourinho.

Lojtari i kombëtares së Bregut të Fildishtë nuk ka luajtur për Manchesterin që nga 5 nëntori, kurse do të jetë jashtë fushe edhe për 2 muaj tjera.

“Bailly do të operohet. Nuk mund të themi se është fundi i sezonit për të, por gjithsesi do të pauzojë për më së paku 2-3 muaj”, konfirmoi Mourinho.

Kjo është një goditje e rëndë për “djajtë e kuq” pasi që Bailly është një ndër lojtarët më të mirë të mbrojtjes që ka në dispozicion Mourinho.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here