Napoli dhe Milan në “luftë” për Adem Ljajic

Adem Ljajic ka pasur një konflikt të drejtpërdrejtë me trajnerin Mihajloviç, sipas të gjitha gjasave ai do të largohet nga Torino gjatë Janarit.

“Tutto Sport”  bënë të ditur se Ljajic është drejt largimit nga Torino pas konfliktit që pati me Mihajloviç para ndeshjes me Lazion.

Mediat Italiane bëjnë të ditur se Ljajic do të qëndrojë në Itali pasiqë interesim për të kanë treguar Napoli dhe Milani.

Napolitanët kanë nevojë për futbollistë shtesë në repartin sulmues për ta përballuar intenzitetin e ndeshjeve, kurse Milani gjithashtu pas rrikthimit te formacioni 4-3-3 kanë nevojë për një sulmues.

Torino ka kërkuar 15 milion euro për kartonin e tij dhe në rast se ai largohet nga Torino ky do të jetë klubi i pestë për të.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here