Spanja jashtë botërorit!?

Pjesëmarrja e Spanjës në Botërorin e Rusisë është vënë në pikëpyetje.

“El Pais” bënë të ditur se FIFA i ka dërguar Spanjës letër zyrtare ku shkruhet se për shkak të ndërhyrjes së qeverisë Spanjolle në votimin për kryetarin e Federatës së Futbollit Spanjolle, do të dënohen disa anëtarë të federatës që don të thotë se këta anëtarë nuk do të mund të marrin pjesë në Botëror.

Sipas FIFA-s çdo proces votimi duhet të zhvillohet pa ndërhyrje të qeverive.

FIFA edhe në 2008 e paralajmëroi Spanjën se do të rrezikonte Europianin nëqoftëse vazhdon të ndërhyjë në autonominë e federatës së futbollit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here