Wenger ka krahasuar Arsenalin e “pamundur” me Manchester Cityn

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger gjatë preskonferencës për mediumet para lojës me Newcastle foli edhe për liderët e Cityt, duke i krahasuar ata me kohën topgjinjëve kur nuk kishin ndeshje të humbura.

Skuadra e Guardiolës këtë sezonë ka lëshuar vetëm 2 pikë dhe është në kreun e tabelës me 49 pikë dhe gol diferencë prej 41 golash. Wenger në sezonin 2003/2004  me Arsenal nuk pësoi asnjë humbje gjatë tërë sezonit.

“Ne nuk kishin naftë, por kishim ideja. Ata kanë edhe naftë edhe ideja. E kam fjalën për paratë që i investojnë në klub. Kur bëhet bashk kualiteti i tyre dhe paratë që kanë do ta shihni se i kanë të gjitha ato që ju duhen, nga menaxhmenti deri tek stafi dhe lojtarët…Kjo nuk është e lehtë të arrihet dhe meriton rrespekt”, ka deklaruar Wenger.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here