Ancelotti nis kontaktet me ish-klubin e tij

Carlo Ancelotti, pas shkarkimit nga Bayern Munich, është në kërkim të një klubi të ri. Sipas shtypit anglez, ai mund të kthehet në Premier League në drejtim të Chelsea-it.

Pasi ka larguar mundësinë për të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë, ish-trajneri i bavarezëve duke se është në krye të listës së dëshirave të Abramovich, i cili nuk ka një marrëdhënie të mirë me Antonio Conte-n, që pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Sipas “Daily Record”, pronari i klubi londinez ka pasur kontakte me Ancelotti-n, duke i kërkuar këtij të fundit nëse do të ishte i gatshëm të kthehej në drejtim të kampionëve në fuqi të Anglisë verën e ardhshme.

Chelsea mbetet zgjidhja më e mundshme për trajnerin italian, i cili ka pak mundësi që të marrë vendin e Emery te PSG.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here