Gjithçka është e qartë: Coutinho në Janar tek Barcelona!

Futbollisti Brazilian, Coutinho për një kohë të gjatë është nën shënjestrën e Barcelonës.

Klubi “Katalanas” tentoi ta transferonte atë gjatë verës por nuk arriti. Por duket se në Janar Liverpool nuk do të ketë forca ta mban  atë.

Sipas “Mundo Deportivo” lojtarët e Liverpool e dinë se Coutinho do të largohet nga skuadra në Janar, kurse kryesia e klubit dhe Jurgen Klopp duke ditur situatën në të cilën gjendet lojtari kanë vendosur ta rrespektojnë vendimin e tij.

Edhe përkundër shumë spekulimeve ende nuk është e njohur shuma që Barcelona do ta paguaj për Brazilianin.

Coutinho këtë sezonë ka luajtur në 16 ndeshje për Liverpoolin dhe ka shënuar 9 gola dhe 7 asistime.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here