Guardiola: Nuk më intereson pozita e tabelës, ata janë një skuadër e frikshme!

Skuadra e Manchester Cityt pas fitimit të derbit kundër Unitedit çuan diferencën në 11 pikë, kurse sot kanë një tjetër ndeshje të vështirë para vetës me skuadrën e Tottenham.

Guardiola para ndeshjes ka deklaruar se pa dallim se në cilën pozitë gjendet skuadra e Tottenham, ata luajnë një futboll ofanziv.

“Tottenham është skuadër kualitative, pa dallim se në cilën pozitë gjenden.Rezultatet i dimë të gjithë por unë në lojën e tyre shoh diçka tjetër.Të gjithë e dimë se nuk do ta kemi lehtë,sepse Tottenham luajnë një futboll ofanziv.Prandaj gjithmonë e kam të vështirë të luaj kundër skuadrave që i lavdëroj”, ka deklaruar Guardiola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here