“Ibrahimovic duhet të punojë në lavazh makinash”

Gazetari, analisti dhe ish-futbollisti britanik Eamon Dunphy pretendon se futbolli është duke vdekur si dhe sulmon ashpër sulmuesin e Manchester United Zlatan Ibrahimovic.

Duke folur për emisionin Game On të RTE 2FM, Dumphy ka pretenduar se kampionati anglez po vdes, me analizën e tij që ka shkaktuar të qeshura te analistët e tjerë Hugh Cahull dhe Alan Cawley.

“Futbollistët e mirë janë zhdukur,” shprehet ai.

“Messi dhe Ronaldo treguan nivelin e lartë dhe askush nuk po u afrohet.

“Loja po vdes pasi kjo është një lojë rruge dhe fëmijët nuk po luajnë më në rrugë. I vetmi vend ku mund ta mësosh janë rrugët, por kemi trajnerë që stërvitin gjashtë apo shtatë vjeçarë dhe kjo nuk është diçka e mirë.

“Futbolli po vdes pasi nuk po dalin më lojtarë të mirë. Dua të them, Ibrahimovic duhet të punojë në lavazh makinash dhe njerëzit vazhdojnë të flasin për të sikur të ishte një nga më të mirët në botë.

“As Pep Guardiola nuk e bëri dot lojtar gjatë vitit që ishte te Barcelona.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here