Murinjo ka një plan djallëzorë: Për Dybalan është i gatshëm të ofrojë 180 milion euro!

Klubi më i trofeshëm në Angli, Manchester United duket se do të ngelet pa trofe në Angli edhe për këtë sezonë. Skuadra e Mourinhos po luan mirë mirëpo janë 11 pikë larg rivalit të tyre Manchester City.

Janë të njohura tashmë planet e “Special One” , ai do ta forcojë sulmin e skuadrës në Janar, fillimisht me yllin e Atletico Madridit Griezmann, por gjithashtu edhe një sulmues tjetër i cili do të luaj pas Lukakut.

Mourinho ka kërkuar nga kryesia e klubit që ta bëjnë ofertën e parë drejt Juventusit për Paolo Dybalan e cila do të jetë 180 milion euro.

Për Juventusin nuk është  hera e parë që vijnë oferta të mëdha, mirëpo në rast se një ofertë e tillë vie nga Manchester United vështirë se “Zonja e Vjetër” do të mund ti rezistojë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here