Spaletti ka 3 dëshira: Ramos,Sanchez dhe Iniesta!

Skuadra e Interit pas 16-të ndeshjeve të luajtura ndodhet në kreun e klasifikimit në Serie A, meritor për këtë padyshim është trajneri Spaletti i cili e mori udhëheqjen e skuadrës këtë verë.

“Neroazurët” do të përballen me Udinesen, kurse Spaletti u pyet nga gazetarët se cilët janë lojtarët të cilët do ti donte në skuadër.

“Gjithmonë duhet të jemi të vëmëndshëm kur bëhet fjalë për merkaton. Nuk dua të flas shumë pasi që është kryesia ajo e cila vendos. Sa i përket dëshirës time un do të kërkoja transferimin e Iniestas, Ramosit dhe Sanchezit”, deklaroi Spaletti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here