Alexis Sanchez ka refuzuar 21 milionë për sezonë!

Alexis Sanchez do të largohet nga Arsenali ose në Janar ose në Qershor, kjo është më se e qartë.

Kontrata e tij po skadon, për kontratë të re më nuk po flitet, vetëm është në pyetje se ku do ta vazhdon Kiliani karierën e tij.

Si duket Sanchez mund të transferohet në Manchester City, pasiqë nuk arriti të transferohet në merkaton verore.

Ai ka refuzuar një kontratë nga Kina ku i është ofruar një pagë prej 21 milion eurove në sezonë, pasiqë ai  ka shpresë të jetë nën drejtimin e Guardiolës.

City tentoi ta ofronte atë gjatë merkatos verore, por Arsenali refuzoi ta shiste sepse nuk gjetën zëvendësuesin e tij.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here