Borussia rinovon me Aubameyang

Drejtori sportiv Michael Zorc ka rrëfyer, pa dashje, rinovimin e fshehtë të kontratës së Pierre-Emerick Aubameyang.

Zorc foli më shumë se sa duhej në emisionin sportiv “Wontorra – der Fussball-Talk” i Sky Sport News HD. Drejtori i Borussia Dortmund ka folur për një kontratë e cila do të zgjasë deri në 30 qershor të 2021 për lojtarin nga Gaboni.

Sipas informacioneve të Bild, BVB ka rinovuar një vit më parë me sulmuesin afrikan, i cili gjithashtu nuk i ka rrëfyer asnjërit firmën e kontratës së re. Po pse? E paqartë!

Së fundmi sulmuesi ka rinovuar në korrik të 2015 një kontratë deri në qershor të 2020.

Në të shkuarën Aubameyang është përfolur shpeshherë për një transferim të mundshëm jashtë Gjermanisë. Dhe një largim në dimër nuk përjashtohet. Edhe për këtë çështje foli Zorc.

“Shpresojmë që ai të qëndrojë, pasi ka një kontratë afatgjatë me ne. Do të vijë dita që ai do të largohet nga Dortmund, por për ne është një lojtar shumë i rëndësishëm, dhe ne po planifikojmë të ardhmen me të.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here