City tallet me Djajtë pas fitores ndaj Tottenham

Yjet e Manchester City-t janë tallur në mënyrë direkte me rivalët Manchester United pas fitores së madhe ndaj Tottenham Hotspur në Etihad, duke kënduar në kor rreth skuadrës së United “parko autobusin.”

Të besuarit e Pep Guardiola-s vazhduan ecurinë e fitoreve duke shkatërruar skuadrën e Pochettino-s me rezultatin 4-1 pas një paraqitjeje fantastike.

 

Duke festuar në dhomën e zhveshjes, lojtarët e City-t kanë gjetur një mënyrë origjinale për të thumbuar rivalët e të njëjtit qytet duke kënduar “parko autobusin United.”

Skenat janë filmuar dhe postuar online nga mbrojtësi i dëmtuar i ekipit Benjamin Mendy.

Në videon e shkurtër Mendy duket duke mbajtur aparatin teksa shokët e skuadrës rreth tij, akoma të veshur me uniforma, kanë kënduar dhe festuar.

Mendy vazhdoi të filmonte deri në momentin e korit të fundit, ku lojtarët tallen me Manchester United dhe stilin e tyre të lojës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here