Është sulmuar Sterling, policia në kërkim të autorit

Futbollisti i Manchester Cityt, Raheem Sterling është sulmuar para ndeshjes me Tottenham.

City fitoi dje 4-1 kundër Tottenham, kurse para ndeshjes Sterling pati një përvojë të hidhur.Kur lojtarët janë mbledhur para akademisë së Cityt, një sulmues i panjohur i është afruar veturës së Sterling duke e ofenduar atë në bazë racore.

Sterling ka dalur nga vetura për ta pyetur se ku qëndron problemi dhe pastaj ka marrë një goditje në këmben e tij. Sterling nuk e din se për kend bëhet fjalë, por është hapur hetimi për gjetjen e personit të panjohur. Ish lojtari i Liverpool po luan shkëlqyeshëm nën udhëheqjen e Guardiolës dhe është njëri nga lojtarët kyç të skuadrës.

Kjo nuk e ka trembur Sterling pasiqë ai shënoi 2 gola në ndeshjen e mbrëmshme, kurse City regjistroi fitoren e 16-të rradhazi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here