Me mijëra fansa të Gremio-s u mblodhën në stadiumin e tyre për ta shikuar ndeshjen kundër Real Madridit.
Gjatë ndeshjes një zjarr i pakontrolluar është përhapur dhe ka djegur disa vetura.
Një zgarë e pakontrrolluar në vendparkimin afër stadiumit ka qënë shkaktare për djegien e 14 veturave.
Zjarrëfikësit lokal e kanë shuar zjarrin dhe kanë raportuar se nuk ka të lënduar.