Milan mposhtet nga Verona

E pabesueshme, por e vërtetë. Verona ka mposhtur AC Milan brenda në shtëpi me rezultatin surprizë 3-0.

Një tjetër paraqitje për t’u harruar nga të besuarit e Gattuso-s që mbeten në vend të shtatë të renditjes por që mund të kalohen nga Atalanta dhe Fiorentina nëse fitojnë ndeshjet e radhës.

U duk si një pasdite ku Milan mund të haste vështirësi por në fund do të dilte nga fusha me tri pikët pasi në fillim kishte vetëm një skuadër në fushë dhe ata ishin miqtë. Mundësitë për të shënuar ishin aty, por nuk u shfrytëzuan ashtu siç duhej dhe Verona arrin të kalojë në avantazh në minutën e 24’ në aksionin e parë në portën kundërshtare teksa shfrytëzon më së miri një goditje këndore me Caracciolo që dërgon topin në rrjetë me kokë nga shtylla e parë.

Milan vazhdon të dominojë por rastet e shpërdoruara shtohen nga minuta në minutë. Si pasojë morali ulet akoma më shumë dhe vizitorët nervozohen pas çdo minute që kalon. Verona ruan qetësinë, ka fatin në krahun e saj dhe dyfishon rezultatin me Kean, sulmuesi i huazuar nga Juventus.

Në minutën e 77’ erdhi goli i nokautit nga një lojtar i dalë nga akademia e Inter këtë herë, Daniel Bessa. Një tjetër paraqitje për t’u harruar nga Milan, teksa Verona tashmë është jashtë zonës së rënies nga kategoria. Në fund, Suso shfaq gjithë nervozizmin e skuadrës së tij teksa duhet të dalë nga loja me karton të kuq.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here