Mourinho ka “fshirë” gjashtë lojtarë që në Janar të sjell dy përforcime të mëdha!

Mediat Angleze ditëve të fundit kanë folur për largimin e gjashtë lojtarëve nga Manchester United, në mënyrë që të lirohet vënd për dy përforcime të mëdha.

„Маnchester Evening News“ shkruan se tashmë janë të njohur emrat e këtyre gjashtë futbollistëve.

Në rradhë të parë janë Mikhitaryan dhe Shaw, të cilët nuk kanë marrëdhënie të mira me trajnerin Portugez. Dy lojtarët tjerë që do të largohen nga Old Trafford janë Alex Tuanzebe dhe James Willson. Gjithashtu nga klubi do të largohen Daniel Blind dhe Darmian.

Ende nuk janë të njohur emrat e përforcimeve që Mourinho do ti sjellë, por spekulohet për mbrojtsin e majtë të Tottenham Danny Rose dhe Mesut Ozil.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here