Barcelona refuzon ta aplaudojë Realin- nuk do ta presë në parakalimin e kampionit

Cristiano Ronaldo nuk do ta ketë nderin që lojtarët e Barcelonës ta presin me duartrokitje në parakalimin e kampionit.

Ylli i “madrilenëve” kishte dëshirë që lojtarët e Barcelonës ta nderonin atë me duartrokitje si kampion i dyfishtë, mirëpo drejtori sportiv i “katalanasve” Amor është kategorik se kjo nuk do të ndodhë në El Clasicon e së Shtunës.

“Ne u shprehëm qartë se do ta bënim një gjë të tillë në rast se edhe ne do të merrnim pjesë në një kompeticion të tillë, por në këtë rast nuk mundemi ta bëjmë një gjë të tillë”, u shpreh Amor.

Nga skuadra aktuale e Realit, Sergio Ramos kishte nderin që të aplaudohej në parakalimin e kampionit në vitin 2008 kur klubi “madrilen” kishte siguruar titullin e kampionit në La Liga.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here