Conte: Nëse City e transferon Van Dijk do të bëhen të pandalshëm

Trajneri Italian, i skuadrës së Chelsea, Antonio Conte vazhdon të tregojë shqetsimin për forcën e skuadrës së Cityt.

Manchester City ka fituar në 16 ndeshje rradhazi, shumica mendojnë se lufta për titullin ka mbaruar e këtë gjë Conte e pranoi para 10 ditëve.

Tani janë përhapur zërat se City do të tentojë transferimin e lojtarit të Southhamptopn, Van Dijk, Conte dëshiron një gjë e tillë mos të ndodhë.

“Nëse City do ti blejë të gjithë lojtarët më të mirë do të bëhet shumë e vështirë që të luftojmë me ta. Jo vetëm në Angli por edhe në Europë. Nëse ata mund ta transferojnë, është e drejta e tyre a to da bëjnë një gjë të tillë. Kur keni mundësinë të dilni në merkato dhe të harxhoni shumë para askush smund tju heq këtë të drejtë. Megjithatë mund të harxhoni shumë para në mënyrën e gabuar”, ka deklaruar Conte.

Për Van Dijk përveç Cityt interesohet edhe Liverpooli.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here