Lajm i keq për Juventusin para ndeshjes me Romën

Pas fitores me Bolonjën, Bianconerët u ngjitën në vendin e dytë me një pikë më pak se Napoli.

Mediat Italiane bëjnë të ditur se Mario Manxhukiç ka marrë një goditje dhe nuk do të luaj kundër Romës.

Klubi do të bëjë të pamundurën që ta ketë në dispizicion kroatin, gjithashtu Allegri shpreson në rikthimin e Buffon dhe Chielini.

Dybala gjithashtu nuk është në formën optimale edhe pse Allegri deklaroi se ai luajti mirë kundër Bolonjës dhe shtoi se futbolli është lojë kolektive dhe jo individuale.

A ishte ky mesazh për Dybalan se ai mendon shumë për vete, mbetet ta shohim, Argjentinasi nuk është i kënaqur, por Allegri  rikujtoi se  lojtarë si Pirlo, Ibrahimoviç kanë përfunduar në stolin e skuadrave që ka udhëhequr, për shkak të konkurencës së madhe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here