Trajneri i Barcelonës, Valverde pas fitores me Deportvion deklaroi se nuk e kishte parë mirë momentin kur nuk ju pranua goli i Suarez.
Në minutën e 45-të të ndeshjes Suarez e shënoi gol, mirëpo arbitri i ndeshjes nuk e pranoi atë.
Valverde pas ndeshjes komentoi se është absurde që në La Liga nuk ka ende videoteknologji.
“Nuk e pashë atë moment por me ndihmën e videoteknologjis do ta kishim parë se a ishte gol apo jo. Nuk e di pse në Spanjë ende sështë implementuar videoteknologjia, kjo është absurde. Barcelona është pro implementimit të VAR”, deklaroi Valverde.
Edhe zyrtarisht është njoftuar se VAR do të implementohet nga sezoni i ardhshëm në Spanjë.