Atletico kërcënon me padi Griezmannin!

Largimi i Antoine Griezmann nga Atletico po bëhet edhe më i qartë, kurse mediat spekulojnë se Francezi ka vendosur kushtet e veta për klubet e interesuara.

Mes skuadrave me shanset më të mëdha është Barcelona e cila do ta bëjë francezin futbollistin më të paguar në skuadër pas Lionel Messit.

Nëqoftëse transferohet në Camp Nou Griezmann do të përfitojë 10 milionë euro në sezonë dhe do të bëhej lojtar më i paguar se Suarez. Uruguaiani deklaroi se nuk ka asgjë kundër ardhjes së Coutinhos dhe Griezmannit.

“Mendoj se duhet të vijnë edhe Coutinho edhe Griezmann, konkurenca e madhe do të na bëjë më të fortë. Klubi është mbi të gjitha dhe nuk ka se si të mendojmë ndryshe”, ka deklaruar Suarez.

Griezmann duke festuar në stilin e tij

 

Sipas ligjit Katalanasit nuk kanë të drejtë të negociojojnë me lojtarin e Atleticos, e kjo e fundit kërcënoi me padi. Fillimisht duhet të paguhet klauzola e tij dhe pastaj të flitet për kushtet e përgjithshme.

Nëse gjërat shkojnë sipas planit dhe dëshirës së Griezmann, Francezi mund të transferohet në Barcelonë Verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here