Atletico padit Barcelonën për çështjen Griezmann

Atletico Madrid është duke u përgatitur të paraqesë një ankesë në Fifa për mënyrën ilegale që Barcelona i është qasur sulmuesit francez Antoine Griezmann.

Klubi kryeqytetas thuhet të jetë acaruar me mënyrën se si Barça po ndjek yllin e sulmit, me drejtorin katalanas që së fundmi ka bërë kontakte direkte me përfaqësuesit e lojtarit, i cili ka një kontratë me skuadrën madrilene.

“Nëse Bartomeu është takuar me familjen e Griezmann siç thonë gazetat, atëherë do të thotë se kanë filluar bisedimet,” shprehet Guillermo Amor.

“Por nuk e di me siguri.

“Kemi një marrëdhënie të mirë dhe mund të bëjmë një bisedë normale. Thashethemet janë të pashmangshme në botën e futbollit.”

Në mediat evropiane thuhet se Griezmann do të luajë te Barcelona sezonin e ardhshëm, por nëse Fifa ndërhyn transferimi mund të komplikohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here