Dybala jashtë formacionit

Paulo Dybala vijon t’i nisë takimet nga stoli, ndërsa duket qartë se është ende larg formës së mirë të fillim sezonit. Ylli argjentinas i Juventusit nuk preferohet më nga minuta e parë, nga trajneri Allegri dhe mediet italiane duket se e kanë një shpjegim edhe për këtë.

Sipas tyre, që prej kohës që menaxher i Dybalës u bë i vëllai, Mariano, gjërat për yllin argjentinas kanë ndryshuar. Gjithçka lidhet me një udhëtim në Paris të Marianos, ku ka takuar drejtuesit e PSG-së dhe u ka ofruar shërbimet e të vëllait për verën e ardhshme, duke u dhënë garancinë se transferimi mund të kryhet pa komplikime.

Që nga ajo periudhë, stafi teknik i bardhezinjve pretendon se edhe mënyra e stërvitjes së Dybalës ka ndryshuar shumë, duke bërë që të humbë formën e mirë të fillimit, por edhe besimin e Allegrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here