Edhe Wenger drejt David Luiz

Mediat Angleze  kanë transmetuar një ‘bombë’, sipas tyre Arsene Wenger është i interesuar për mbrojtësin e Chelsea David Luiz.

“Sun” ka bërë të ditur se “topxhinjtë” kanë përgatitur një ofertë prej 25 milion paundëve dhe sapo të hapet merkatoja e Janarit ata do ta bëjnë ofertën e parë.

Braziliani sapo është rikuperuar nga një lëndim në gju dhe pritet që ti kyçet skuadrës.

Megjithatë Conte dhe Luiz patën një konflikt i cili nisi para lëndimit të tij dhe nuk dihet nëse David Luiz do të jetë si startues.

David Luiz ka kërcënuar kryesinë se  do të kërkojë të largohet nga klubi nëse nuk luan si startues në formacionin e Contes. Përveç Arsenalit interes për futbollistin kanë treguar edhe Real Madridi, Juventusi, Manchester United dhe Bayern  Munchen.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here