Hazard në bisedime me Real Madrid, Asensio drejt largimit

Eden Hazard është në negociata të avancuara me Real Madrid dhe mund të largohet nga Chelsea për të shkuar te gjigantët e La Liga-s pas Kupës së Botës 2018.

Raportet në Spanjë pretendojnë se ylli i Bluve është objektivi numër 1 i Zinedine Zidane në verë, që do të thoshte largimin e Marco Asensio nga Bernabeu.

Diario Gol shkruan se Asensio i ka dhënë një ultimatum klubit, duke e informuar se nëse Hazard i bashkohet ai do të largohet nga skuadra spanjolle.

Asensio është një lojtar tepër i talentuar dhe me siguri që një numër i madh klubesh do të rreshtoheshin për të siguruar shërbimet e tij, por kuptohet se afrimi i Hazard do të thoshte më shumë ndeshje në stol për talentin spanjoll.

Zidane është një admirues i madh i belgut dhe do të bëjë çmos ta sjellë në La Liga.

Gazeta spanjolle thekson se negociata mes Real Madrid dhe Hazard janë të avancuara, dhe me sa duket ai mund të bëhet një “galaktik” pas Botërorit.

26-vjeçari ka shënuar tetë gola për Chelsea-n këtë sezon, dhe do të jetë në Rusi këtë verë me vendin e tij.

Diario Gol pretendon se Asensio do të preferonte një kalim te Manchester City i Pep Guardiola-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here