PSG në luftë të hapur me Realin ‘Sheikët’ godasin Perezin!

Lufta e Ftohtë mes PSG dhe Real Madridit ka filluar përsëri, drejtori sportiv i sheikëve, Antero Henrique sulmoi presidentin e klubit madrilen Florentino Perez.

Ditën kur Cristiano Ronaldo fitoi ‘Topin e Artë’, Florentino Perez më shumë interesohej për transferimin e Neymarit te Real Madridi dhe të komentojë për spekulimet e mediave se Neymar nuk është i lumtur tek PSG.

“Të flasësh për një lojtar të klubit tjetër kur Ronaldo fiton Topin e Artë nuk është gjë e mirë”, deklaroi Henrique.

Real Madridi dhe PSG do ti masin forcat në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

“Shorti nuk ishte i mirë as për ne as për Realin. Por ne do të jemi qendra e futbollit botëror dhe kjo është shumë e rëndësishme. Më i miri do të kualifikohet në fazën tjetër, nëse arbitrat nuk e bëjnë dallimin siç ndodhi vitin e kaluar në ndeshjen mes Realit dhe Bayernit”, deklaroi Henrique.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here