Ylli i Lazios drejt Inter

“Gazeta dello Sport” sot ka zbuluar se njëri  nga yjet e Lazios do të transferohet në “Guiseppe Meazza”.

Bëhet fjalë për Holandezin de Vrij, i cili sipas mediave ka arritur marrëveshjen me “neroaxurët”.

Sipas “Gazetta dello Sport” Inter ka arritur marrëveshje 5 vjeçare me agjentin e lojtarit, ku de Vrij do të përfitojë 3,5 milionë euro për sezonë.

Kontrata e De Vrij me Lazion skadon në fund të sezonit dhe ende klubi me lojtarin nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj. Klubi nga Roma dëshiron që ta vazhdojë kontratën me Holandezin.

Inter ka marrëveshje me lojtarin dhe po pret sinjal të gjelbërt nga presidenti i klubit Suning.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here