Ramos: Reali duhet të korrë fitore në „El Clasico“

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos para El Clasicos deklaroi se skuadra e tij duhet ta fitojë ndeshjen kundër Barcelonës.

Skuadra e Realit e cila fitoi Botërorin e Klubeve do ti masë forcat me Barcelonën këtë të Shtunë dhe do ti duhej një fitore e patjetërsueshme për ta mbajtur garën për titull gjallë.

“Kjo do të jetë ndeshje fantastike. Nuk mund të përshkruhet me fjalë El Clasico.Bëhet fjalë për ndeshjen më të shikuar në botë.Kemi synim fitoren, sidomos për shkak të situatës në të cilën gjindemi, nës dojmë ta mbrojmë titullin e kampionit, patjetër që dojmë ta mbrojmë atë”, deklaroi Ramos.

Barcelona është lidere e tabelës me 11 pikë më shumë se Reali i cili ka një lojë të luajtur më pak. Ndeshja do të luhet të Shtunën në Santiago Bernabeo me fillim prej orës 13:00.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here