Real Madridi 44-43 Barcelona:Në “El Clasico” do të ndeshen se cila do të jetë më e mira në 2017

A ka mënyrë më të mirë për ta mbyllur 2017 me ndeshjen më të madhe në futboll “El Clasico”.

Këtë të Shtunë Barcelona do të ketë mundësinë që të barazohet me Real Madridin për nga numri i fitoreve në të gjitha kompeticionet në vitin 2017.

“Madrilenët” janë në epërsi me një fitore më shumë se Barcelona dhe do të kërkojnë që ta rrisin këtë diferencë.

Madrilenët kanë të luajtura 3 ndeshje më shumë- 13 në Ligën e Kampionëve,38 në La Liga, 2 në Botërorin e Klubeve, 6 në Copa del Rey, 2  në Superkupën e Spanjës dhe 1 ndeshje në Superkupën e Europës.

Barcelona nga ana tjetër ka luajtur 10 ndeshje në Champions League.

“El Clasico” do të jetë deçisive për faktin se Real Madridi do të duhet të fitojë që gara për titull të vazhdojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here