Vajza që ka rrëmbyer zemrën e Valentino Rossit!

Piloti italian i Moto Gp, Valentino Rossi duket se ka zbuluar dashurinë e radhës dhe ajo është një vajzë që ai e ka njohur gjatë kohës që zbriste në pistë.

Bëhet fjalë për modelen e njohur italiane Francesca Sofia Novello, një nga vajzat që shoqëronin pilotët e motoçiklizmit para garës, duke mbajtur çadrën në pistë.

Mediat italiane bëjnë me dije se ajo ka qenë e ftuar e 9 herë kampionit të botës në garat e motoçiklizmit fundjavën e kaluar, në vilën e tij në Tavullia, ku Rossi ka zhvilluar eventin e 100km për kampionë. Ajo është parë shpesh nën shoqërinë e pilotit ikonë të garave të Moto GP, që duket se ka gjetur dashurinë e re.

Ndoshta Francesca Sofia Novello do të jetë muza e re e Rossit, që është në kërkim të titullit të dhjetë kampion dhe modelja mund të jetë një shtysë më shumë për të arritur objektiv, për t’u kthyer në një legjendë të Moto GP. Gjithsesi, për momentin ende nuk ka dalë asnjë foto mes dy personazheve “vip”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here