Barcelona ofertë Coutinhos: Klopp nuk mund të thotë „JO“ këtë herë!

Çështja e Coutinhos është hapur përsëri, Barcelona nuk po heq dorë nga Braziliani.

Verën e kaluar Liverpool refuzoi tre oferta nga Barcelona, mirëpo këtë rradhë duket se Liverpool nuk do të mund ti rezistojë ofertës së Barcelonës.

Coutinho kohëve të fundit po i shmanget pyetjeve rreth kalimit të tij te Barcelona, kurse sipas mediave Barcelona nuk do të dorëzohet për kartonin e tij.

Sipas Mundo Deportivo Coutinho përsëri ka kërkuar nga kryesia e klubit për tu larguar, kurse Barcelona është e gatshme të ofrojë 145 milion euro.

Katalanasit po kërkojnë zëvendësimin e Iniestas  dhe në ofertë do ta përfshijnë edhe Ivan Rakitiçin.

Barcelona tentoi ta bënte këtë edhe më herët duke e ofruar Turan,Alacacer dhe Gomes mirëpo Klopp nuk ishte i interesuar për asnjërin prej tyre.

Gazeta Spanjolle konfirmon se Liverpool është i interesuar për Kroatin Rakitiç.

Mbetet të shohim nëse  Barcelona është e gatshme të heq dorë nga Rakitiç për ta sjellur Coutinhon.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here