Neymar do të transferohet në Madrid kurse ti do ta zëvendësosh në PSG

Neymar Verën e kaluar u bë futbollisti i më i shtrenjtë në historinë e futbollit kur për 222 milion u transferua te PSG. Ai shkëlqeu menjëherë në Parkun e Princave mirëpo duket se nuk është i kënaqur në Paris.

Neymar është penduar për kalimin e tij tek PSG, kurse sipas mediave ai së shpejti do të veshë fanellën e Real Madridit.

Transferimi i Neymarit te Reali është përsëri temë aktuale në mediat Europiane.

Së fundmi është përfshirë edhe vëllau i Dybalas, Mariano Dybala.

Sipas Corriere della Sera vëllau i Dybalas ka pasur takim me kryesinë e PSG dhe kanë rënë dakord për transferimin e tij në PSG.

Sipas burimit të njejtë Mariano Dybala i ka thënë Dybalas se “Neymar do të shkojë te Reali kurse ti te Parisi”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here