Ronaldo apo Messi kush është më i miri në El Clasico

Reali i Madridit do të presë Barcelonën të shtunën në orën 13:00, në El Clasicon e radhës, ndërsa edhe këtë herë vëmendja do të jetë e fokusuar te 2 nga futbollistët më të mëdhenj në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

2 klubet, prej vitesh rivalizojnë njëri-tjetrin si në Spanjë, ashtu edhe në arenën europiane, por edhe mes 2 yjeve, Ronaldo e Messi, ka një rivalitet mjaft të madh. Vetëm pak ditë më parë, portugezi fitoi për herë të 5-të Topin e Artë, duke barazuar argjentinasin e Barcelonës.

Që të 2 i kanë dhënë shumë ekipeve respektive, por edhe futbollit botëror, ndërsa në të gjitha El Clasicot e viteve të fundit, vëmendja ka qenë e përqendruar totalisht te ata. Po cili mes Messit dhe Ronaldos ka arritur të jetë më vendimtar në sfidën klasike të Spanjës?7

      Ndeshje Fitore Barazime Humbje Gola Asiste Gjuajtje

Ronaldo      28        9           6          13        17    1         117    

Messi          36        16         8          12        24     13        125 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here