Bomba e Janarit: Bonucci zgjedh klubin e ri?

Sipas mediave Italiane, Leonardo Bonucci mund të largohet nga San Siro vetëm pas gjashtë muajve.

‘Tutto Sport’ bënë të ditur se Conte po e bind Bonuccin që ti bashkohet skuadrës së Chelsea në Janar. Edhe verën e kaluar Conte kishte tentuar ta transferonte Bonuccin në Stamford Bridge mirëpo ai vendosi të qëndrojë në Itali.

Bonucci erdhi te Milani si përforcim i madh mirëpo për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës ai mund të ndërrojë ambient.

Bonucci te Chelsea do të ishte zëvendësues  ideal për David Luiz.

Megjithatë është e vështirë të besohet se Milani do ta lejojë një gjë të tillë, klubi edhe zyrtarisht dje deklaroi se Bonucci do të mbetet në Milano.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here